E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Deficiti tregtar thellohet me 34.1 %

Deficiti tregtar për këtë tre mujor ka shënuar një rritje me më shumë se 34.1 % krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, eksportet nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit dhe BE-së, kanë shënuar një rënie me 3.7 % krahasuar më Qershorin, apo rreth 11 milionë lekë, në një kohë që importet vazhdojnë të jenë të larta. Për muajin korrik, janë importuar rreth 35.57 milionë lekë mallra dhe shërbime duke shënuar një rritje me 22.4 %. Në një kohë që përsa i përket tregtisë me vendet e BE, sërish partnerët kryesorë të Shqipërisë mbeten Greqia e Italia.Përsa i përket importit të mallrave të akcizës, nafta është importuar në masën 5.218 milionë lekë, duke përbërë kështu rreth 13.9 % të totalit të importeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›