E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove mocion votebesimi

Mediat kosovare shkruajne se fundi i bashkejeteses mes LDK-se dhe PDK-se pritet ta nxjerre Qeverine Thaci ne votebesim. Nuk perjashtohet mundesia qe kete proces ta filloje vete PDK-ja me qellim qe tu hape udhe zgjedhjeve te jashtezakonshme brenda ketij viti.

Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaci do te prese jo shume gjate dhe do te provoje ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme qe duhen mbajtur brenda vitit dhe duket se ngritja e mocionit ne Kuvend per votebesimin e qeverise do tu paraprije ketyre zgjedhjeve. Eumlshte partia Demokratike qe angazhohet per ngritjen e mocionit te votebesimit per qeverine e qe do ti paraprinte mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Anetari i kryesise se PDK-se per kete ceshtje nuk ka komentuar nese vete kryeministri do te kerkoje votebesimin e qeverise se tij ne parlament apo nese grupi parlamentar i partise do ta inicoje kete procedure. Ai tha se zgjatja e boshllekut institucional eshte e demshme per Kosoven dhe premtoi daljen e shpejte nga kjo gjendje.

Askush nuk mund ta mohoje se vendi eshte ne krize institucionale aktualisht ka ministri qe LDK-ja i ka lene pa zot tha Krasniqi. Te merkuren per here te pare zyrtare te kesaj partie kane treguar se si e mendojne zgjidhjen pas krizes institucionale qe u krijua ne vend me daljen e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga qeveria.

Neni 100 i Kushtetutes flet per mocionin e votebesimit. Sipas ketij neni mocioni mund te ngrihet me propozimin e nje te tretes se te gjithe deputeteve te Kuvendit ose mund te kerkohet nga kryeministri.

Mocioni i mosbesimit vihet ne rendin e dites te Kuvendit jo me vone se pese dite e as me heret se dy dite nga data e parashtrimit te tij. Sipas ketij neni te Kushtetutes konsiderohet se mocioni i mosbesimit eshte pranuar nese per te kane votuar shumica e te gjithe deputeteve te Kuvendit te Kosoves.

Nderkaq duket se eshte Aleanca Kosova e Re parti opozitare por e afert me PDK-ne qe po e shqyrton mundesine e ngritjes se mocionit te mosbesimit per qeverine. Kreu i saj Behgjet Pacolli ka ftuar ne nje tryeze te rrumbullaket te gjitha partite e opozites per te unifikuar qendrimet ne lidhje me krizen ne vend.

Ndersa numri dy i qeverise se Kosoves Hajredin Kuci i cili gjithashtu ka pranuar se Kosova ndodhet ne krize institucionale dhe ne prag te hyrjes ne krize financiare ka deklaruar se qeveria aktualisht po lufton per mbijetese dhe nenvizoi se legjitimiteti i saj duhet te shqyrtohet ne Parlament.

Nuk e shoh te arsyeshme qe kryeministri Thaci te kerkoje votebesimin e qeverise. Kete duhet ta beje LDK-ja pasi asaj nuk i ka pelqyer kjo qeveri ka pohuar Kuci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›