E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove partite injorojne ftesen e Pacollit

Partite politike te Kosoves nuk i jane pergjigjur fteses se kryetarit te AKR-se Behxhet Pacolli per mbajtjen e nje tryeze me qellim gjetjen e nje zgjidhjeje per krizen qe ka perfshire vendin.

Sipas raportimeve te mediave kosovare ne sallen e Kuvendit ku Pacolli dhe perfaqesuesit e partise se tij kane pritur koleget nuk eshte paraqitur asnje eksponent i subjekteve kryesore politike.

Sipas burimeve te vetmit qe jane paraqitur ne kete takim kane qene kryetari i PSD-se Agim Ceku ai i Partise se Drejtesise Ferid Agani si dhe Aziz Abrashi nga Partia e Pensionisteve.

Me kete takim Pacolli synonte te unifikonte qendrimet e partive politike te cilat nuk po bien dakord per daljen nga kriza te shkaktuar pas daljes se LDK-se nga koalicioni qeverises.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›