E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet serbe mesojne artin e luftes ne kampet ruse

Ne faqet e internetit te shoqatave ultranacionaliste serbo-ruse jane botuar edhe letra te atyre femijeve serbe te cilet pershkruajne se si gjate veres se shkuar kane mesuar ne Rusi te shtijen me arme zjarri te zberthejne e te mberthejne pushket te hedhin bomba te perdorin thikat pastaj teknikat luftarake te mundjes dhe njohurite e tjera te cilat jane shoqeruar me ligjerata nga historia dhe religjioni ortodoks sllav.

Sipas portalit 24sata lajmi qe ka shkaktuar rreqethje dhe indinjate nder shume njerez ne Rusi dhe ne disa vende te ish BRSS-se nuk eshte lajm. Kampe te tilla ka ne gjithe hapesiren e atij rajoni dhe nderlidhen me arsimin shkollor dhe fakultativ sovjetik zberthimi i revoles dhe i pushkes automatike masat ne rast te sulmit atomik e te tjera. Disa kampe veprojne nen patronatin e Kishes Ortodokse Ruse disa jane me orientime proregjimit e disa haptas neo-naciste dhe per kete arsye te ndaluara per shkak te ekstremizmit.

Por ky eshte rasti i pare qe ne aso programesh qe disa te rikujtojne rinine neo-naciste Hitler Jugend kane perfunduar femije nga Ballkani. Sekretari i Shtetit ne Ministrine serbe te Drejtesise Sllobodan Homen ka thene se pervec medyshjes dergimi i adoleshenteve ne stervitje per perdorimin e armeve permban edhe elemente te vepres penale.

Behet fjale per femije 7-17 vjec ndersa ne kampet rreth Novosibirskit i ka derguar Fronti patriotik - Shoqata e Veteraneve te luftes te vendeve serbe 1990-1999 lufterat ne Kroaci BeH dhe Kosove bejne te ditur mediat kroate.

Aleksander Kravcenko nje nga mesuesit ne ato kampe dhe bashkethemelues i sajteve ortodokse-militariste Stjag Fronti i Kosoves nga njera ane provon te tregoje aktivitetin e vet si paqesor por ne te njejten kohe prezantohet si vullnetar kozak i cili gjateve viteve 908217 ne BeH ishte ne anen e serbeve. Do thene se njesite te ndryshme paramilitare kozake heren e fundit jane pare te veprojne ne Gjeorgji me 2008 kur ushtaret ruse u percollen per betejat ne Osetine e Jugut dhe me kete rast u akuzuan per plackitje dhe krime te tjera ndaj civileve.

Nese mund t8217i besohet Kravcenkos me rastin e promovimit te punes se tij ne Rusi aktualisht veprojne rreth 2 500 kampe femijesh ne te cilat ligjerohen njohuri e shkathtesi te ndryshme te cilat i ndjekin 100 deri ne 150 mije femije. Te treten e tyre e financon Kisha Ortodokse Ruse.

Nuk i mesojme femijet te luftojne por te jetojne. Ne i terheqim keshtu nga rruga alkoolizmi e narkomania ne sporte dhe ua mesojme patriotizmin shkathtesite luftarake vlerat morale ortodokse traditen kulturen citohet te kete thene Kravcenko. /Koha Ditore/

2010-10-21 1441

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›