Ish-spiuni serb, ambasador në Maqedoni
Tomisllav Gjurin, ambasadori i ri serb filloi prej ditës së djeshme misionin zyrtar në Maqedoni. Presidenti Gjorgje Ivanov pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar serb.
Gjurin është i mirënjohur si një nga ish-udhëheqësit e shërbimit ushtarak serb dhe një nga funksionarët e lartë të sigurimit shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Serbisë.