E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ndryshime në qeveri?

Dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, nga këto dy poste qeveritare pritet të sjellë ndryshime në qeveri, një paralajmërim i dikurshëm nga kryeministri Hashim Thaçi, thekson Zëri.
 

Gazeta citon në numrin e saj të sotëm burime të “ të afërta” me qeverinë, të cilat nënvizojnë se së shpejti do të ndryshojë përbërja e kabinetit qeveritar, ndërsa, gjasat janë minimale që në ndonjërin prej dikastereve të vijë tashmë ish-ministri Kuçi.
 

Ky person, që flet në kushte anonimiteti, thekson se brendapërbrenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke qarkulluar ideja që në kuadër të riformatizimit, në përbërjen e re të qeverisë të jenë të përfshirë edhe disa nga njerëzit e fuqishëm të PDK-së.
 

“Njëri prej këtyre njerëzve të PDKsë do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë, e tjetri ka gjasa që ta marrë atë të Punëve të Brendshme. Por, e tëra kjo është vetëm si ide, sepse ende nuk kas asgjë konkrete”, ka thënë burimi për Zëri-n.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›