Kuçi: Dorëheqja, premtim i mbajtur !

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se dorëheqja e tij nga dy funksionet që mban në Qeverinë e Kosovës, nuk është lojë politike.
Kuçi ka thënë se dorëheqja është qëndrim i prerë i tij, një premtim i mbajtur.
Ai gjithashtu ka mohuar spekulimet se, pas dorëheqjes nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Drejtësisë, do të marrë rolin e kryenegociatorit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
Kuçi ka thënë se nuk ka pretendime të marr timonin bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
"Ne kemi znj.Tahiri në këtë funksion, e cila me mjaft sukses po e drejton", ka deklaruar Kuçi.