Kosove ne pranga komandanti i njesise speciale

Bekim Suma komandant i njësisë speciale në Policinë e Kosovës në Ferizaj është arrestuar bashkë me tre policë të tjerë. Të arrestuarit janë të gjithë nga Njësia Speciale që konsiderohet si një prej shtyllave më të forta të forcave të rendit.
Përveç komandantit Bekim Suma janë arrestuar edhe Fadil Sadiku nga komuna e Shtimës, pjesëtar i të njëjtës njësi si dhe Luan Cerkini gjithashtu nga kjo njësi.
Ndërkohë, policia është vënë në kërkim edhe të një personi të katërt, të cilin nuk kanë mundur ta arrestojnë pasi mendohet se është jashtë Kosovës.
Arrestimi i policëve bëhet në lidhje me rastin e shpërthimit në lagjen “Dardania”, vite më parë në Prishtinë, saktësisht të lokalit “Sekiraça”, që ishte pronë e të shumëkërkuarit Enver Sekiraça. Ngjarja kishte ndodhur në shtator 2007, një vit pasi me 30 gusht 2007 në Prishtinë u vra Triumf Riza (i njohur si i dashuri i këngëtares Adelina Ismailit), edhe ai pjesëtar i Njësitit Special të Policisë.
Për arrestimin e katër personave njoftoi Eulex-i dhe policia e Kosovës.
“Gjatë operacioneve, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona. Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar. Në mesin e tyre ka pjesëtarë aktualë dhe ish-pjesëtarë të PK-së”, thuhet në njoftim.
Hetimet është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.