E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Stoner njofton terheqjen

Casey Stoner, dy herë kampion bote në Moto GP, ka komunikuar zyrtarisht në konferencën e shtypit të mbajtur në cirkuitin e Le Mans (Francë) se do të tërhiqet nga motoçiklizmi në fund të këtij sezoni.

Javët e fundit ishte spekuluar shumë me një mundësi të tillë, por dukej e pamundur që kampioni australian të ndërmerrte një hap të tillë në kulmin e karrierës.

Më parë piloti i Hondës kishte bërë të ditur se donte të kalonte më shumë kohë me familjen tani që është bërë prind i një vajze të vogël.

“Gjërat kanë ndryshuar shumë për mua dhe jam i detyruar të tërhiqem nga garat në fund të sezonit”, theksoi 27-vjeçari.

Casey Stoner është kampioni në fuqi i Moto GP dhe kryesuesi i renditjes së përgjithshme të sezonit aktual.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›