Kosove nje grua ne presidence. Atifete Jahjaga emri konsensual

Zyrtarja e lartë e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga do të jetë kandidate e përbashkët e Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike dhe Aleancës Kosova e Re për presidente të Kosovës. Kjo është marrëveshja e arritur pas dy ditë negociatash mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ish- presidentit Behgjet Pacolli me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Kristofer Dell, për të tejkaluar ngërçin politik për zgjedhjen e presidentit.
“Ajo që dje dukej e paarritshme ne sot e kemi arritur prandaj falënderoj të gjithë për durimin, mirëkuptimin, fleksibilitetin. Të gjithë kemi dalë mbi interesat partiake për t’i kontribuar interesit të përgjithshëm, interesit të vendit” tha kryeministri Thaçi.
Marrëveshjes i ka hapur rrugë tërheqja e Behgjet Pacollit nga kandidatura e përbashkët e koalicionit PDK-AKR për president të Kosovës.
“Unë jam tërhequr nga kandidati për president i Kosovës. Nuk kam pasur asnjë presion, as nga zoti kryeministër, as nga faktori ndërkombëtar, as nga z. Dell. Këtë e kam bërë me përgjegjësi të madhe sepse e kam parë se do të ishte gabim fatal që unë të jam pengesë dhe shtetin ta çoj prapë në zgjedhje. Unë e dua qytetarin e Kosovës dhe do të punoj ekskluzivisht për interesin e tij” tha Pacolli.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare ka mbështetur marrëveshjen pas përfshirjes në të të ndryshimeve Kushtetuese dhe të ligjit të zgjedhjeve dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare 18 muaj pas miratimit të këtyre ndryshimeve.
“Ne kemi arritur një marrëveshje të rëndësishme për reformën e sistemit zgjedhor, për reformën e Kushtetutës dhe për një kandidat i cili do të ushtroj për një periudhë të caktuar detyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës për çka jemi pajtuar të gjithë” tha kryetar i LDK-së Isa Mustafa.
Ambasadori Dell ka vlerësuar lartë qëndrimin e Pacollit, duke thënë se ai meriton respektin e të gjithëve pasi është treguar një lider serioz dhe ka vënë interesin e shteti mbi interesin e tij personal.
“Atifete Jahjaga është zgjuar sot në mëngjes pa dijeninë se do të marrë këtë përgjegjësi. Ajo është një prej oficierëve më të mira në Kosovë dhe tani si presidente e Kosovës do ta mbrojë Kushtetutën dhe institucionet e saj” tha Dell.
Marrëveshja parashikon ndryshimin e menjëhershëm të Kushtetutës në mënyrë që brenda një viti të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e enjte , 07 prill 2011 )