Liga e Evropes sonte ndeshjet e para cerekfinale

Liga e Evropës merr vendin e Çempions, ndërsa sot në mbrëmje tetë skuadra do të përballen mes tyre në ndeshjet e para çerekfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube. Benfika do të presë në fushën e PSV Eindoven në një sfidë mes dy shkollave të ndryshme të futbollit në kontinent.
Portugezët i kanë thënë lamtumirë garës për titull në kampionatin e tyre, ndërsa trofeu evropian është objektivi i vetëm i mbetur sezonal për skuadrën e drejtuar nga Horge Jesus. I ndryshmë është situata për formacionin nga Eindhoven. Skuadra hollandeze renditet në vendin e dytë në kampionat dhe është favorite për të fituar titullin. Hollandezët vijnë në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës pas humbjes 2-0 në javën e fundit të kampionatit kundër Tuente.
Kjo e fundit do të ketë një përballje të vështirë, pasi në çerekfinalen e parë të saj në Ligën e Evropës do të luajë në transfertë kundër Vijareal. Spanjollët kanë treguar një formë të shkëlqyer, ndërsa në javën e fundit të Primera Divizion u mundën minimalisht 1-0 nga Barcelona. Vijareal shihet si favorit në këtë çerekfinale, ndërsa kërkon të mbyllë çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë që do të luajë në fushën e tij.
Në sfidat e tjera çerekfinale, Dinamo e Kievit do të presë portugezët e Braga, ndërsa sfida tjetër do të vendosë përballë Porton dhe Spartakun e Moskës.
Nertan Prifti