E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha per PAK pjese e programeve te kandidateve

“Kandidatët e forcave politke të zgjedhur për t’u votuar në 8 maj, duhet të përfshijnë në programet e tyre më shumë persona me aftësi të kufizuar”- kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar për mbështjen e kësaj kategorie nga OSBE dhe Këshilli Britanik. Kreu i qeverisë u shpreh se buxheti për këtë kategori është rritur, por i takon më shumë pushtetit vendor që të ndjekë politika lehtësuese për këta persona.

“Jemi në prag të një fushate. Ftoj forcat politike që në programet e tyre të qeverisjes vendore të 4 viteve që vijnë kujdesi, interesi, kushtet për personat me aftësi të kufizuara të shndërrohen në përparësi madhore”- tha kryeministri Berisha.

Ambasdori i OSBE-së, Eugen Volfarth tha se 130 mijë personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri përbëjnë kategorinë që kërkon më shumë mbështetje. Ai tha se ka ardhur koha që Këshilli Kombëtar të riaktivizohet dhe të ketë një bashkëpunim mes aktorëve të interesit. Të njëjtin mesazh ka përcjellë dhe ambasdorja britanike në vendin tonë.

Po paraditen e së enjtes, kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit t të parit universitet privat musliman në Tiranë.    Kryeministri Berisha ka vlerësuar tolerancën fetare që ekziston në vendin tonë dhe ka ofruar gjithë mbështjen e qeverisë së tij për të gjitha besimet fetare.

“Me mirënjohje të thellë ndaj jush, do bëj gjithçka për të mbështetur veprimtarinë tuaj jetike për shpirtin dhe infrastrukturën shpirtërere të këtij kombi”- tha Berisha.

Të pranishëm në këtë ceremoni ka qënë kreu i komunitetit musliman në vendin tone, Selim Muça, përfaqësues të besimeve të tjera fetare në vend si dhe përfaqësuues të trupit diplomatik.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›