E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove opozita kritikon Thacin

Opozita kosovare i jep notë negative paraqitjes së kryeministrit kosovar në seancën e Këshillit të Sigurimit. Përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se kryeministri Hashim Thaçi nuk ishte konkret në fjalimin e tij.

Sipas tyre, kryeministri duhet të fokusohej në funksionimin e strukturave ilegale në veri dhe të kërkonte nga OKB-ja shuarjen e tyre.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani citohet të këtë thënë se, gatishmëria që ka dhënë kryeministri i Kosovës për dialog politik me Serbinë, pa asnjë kusht, ka qenë një gabim strategjik i Kosovës.

Për më tepër, ajo ka shtuar se është dëgjuar nga kryeministri të flitet se nuk Kryeministri nuk e përmendi asnjëherë faktin që Daçiç ka qenë projektues ose një ndër projektuesit e veprimtarive kriminale dhe genocidale të Millosheviçit në Kosovë

Visar Ymeri
Deputet i Lëvizjes "Vetëvendosje" do të bëhet dialog për sovranitetin, integritetin territorial apo pavarësinë, por, sipas saj, asnjëra nga këto të tria nuk e përjashton mundësinë e një statusi special apo një autonomie në veri.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kryeministri humbi rastin për t’i thënë kryeministrit serb se ka qenë një nga projektuesit e veprimtarive kriminale dhe njeri i afërt i Millosheviçit.

“Për të qenë korrekt, kryeministri i përmendi strukturat kriminale të Serbisë në një apo dy fjalë, por nuk u tregoi asnjëherë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se kush është kryeministri i Serbisë. Pra, nuk e përmendi asnjëherë faktin që Daçiç ka qenë projektues ose një ndër projektuesit e veprimtarive kriminale dhe genocidale të Millosheviçit në Kosovë. Kjo, pasi dihet se ky ka qenë një njeri i afërt i tij dhe anëtar i Partisë Socialiste. Dhe ne mendojmë se ka humbur një shans për të treguar fytyrën e vërtet të Serbisë si shtet dhe fytyrën aktuale të qeverisë së Serbisë si qeveri, me përmasa fashiste karshi shqiptarëve”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë, deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi kërkon që vijat e Kosovës të jenë shumë më specifike dhe të sakta, sa i përket temave që lidhen me integritetin dhe sovranitetin e vendit, si dhe me probleme siç është veriu i Kosovës.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua për zhvillimet në Kosovë, kryeministri kosovar gjatë fjalës së tij theksoi se, shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik. Më tej ai ritheksoi se, kurrë nuk do të rrezikohet pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›