E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidman e Roth në rolet e Grace Kelly dhe Princit Rainier

Tim Roth dhe Nicole Kidman janë caktuar për të luajtur aristokracinë. “Variety” raporton që aktori 51-vjeçar do të luajë përkrah aktores 45 vjeçare Nicole Kidman, fituese e çmimit “Oskar”, në filmin “Grace of Monaco” si Princ Rainier III dhe Grace Kelly.

Filmi do të rrëfejë storien e aktores së Hollywoodit të shndërruar në princeshë dhe ndikimin e saj në Principatën e Monakos dhe atë se si ajo dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur të përballen me krizën kombëtare të taksave.

Frank Langella raportohet të jetë në bisedime për të luajtur priftin i cili i njoftoi Kellyn dhe Princin, ndërsa aktorja Paz Vega do të shfaqet si këngëtarja e njohur e operës, Maria Callas, e cila ishte në lidhje me Aristotle Onassisin dhe njëra nga miket e ngushta të Kellyt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›