Kosovë, opozita kundër Vetëvendosjes

Tre partitë që përbëjnë krahun opozitar në Kuvend nuk po arrijnë të koordinohen për të sfiduar qeverinë rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë.
Ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja kanë bashkuar forcat për t`i kundërshtuar bisedimet nëpërmjet institucioneve, Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta e demonstrata në gjithë Kosovën, si revoltë kundër dialogut me Serbinë.
Por, LDK dhe AAK nuk i mbështetin këto demonstrata të Vetëvendosjes, bëjnë me dije mediat kosovare.
Ndërsa përfaqësues të Qeverisë kërcënimet e opozitës i konsiderojnë si mentaliteti i kaluarës që pretendon ta përmbysë pushtetin nëpërmjet dhunës.