E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullisë, peticioni mbërrin në Elbasan

Pas Vlorës dhe Tiranës ka vijuar me Elbasanin firmosja e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë me bazë etnije dhe feje.
 

Sipas aleancës “Kuq e zi” maratona do të vijojë në çdo qytet pasi sipas saj falsifikimi i kombësisë nuk tolerohet dhe se është koha për integritet kombëtar.
 

Ndërkohë pak ditë më parë dhjetëra shoqata nisën firmosjen e peticionit në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, një peticion kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje. Me anë të këtij peticioni, i cili duhet të mbledhë 20 mijë firma për t`u kthyer në nismë ligjore, shoqatat kërkojnë ndryshimin e ligjit të regjistrimit të popullsisë.

I pari që ka firmosur peticionin ka qenë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se ligji ekzistues është antikushtetues dhe e ka cilësuar unike një nismë të tillë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›