E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, opozita kundërshton mbishkrimin në Kuvend

Partitë opozitare në Kosovë kanë drejtuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisë për shkak të marrëveshjes së fundit të arritur në kuadër të dialogut me Serbinë. Deputeti i Lidhjes Demokratike Sabri Hamiti tha se kjo çështje përbën problem të madh për vendin.
 

Ndërkaq deputetja Alma Lama nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes tha se kompromiset e fundit të qeverisë janë alarmante pasi përmes tyre është ringjallur rezoluta 1244.
 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini tha se gjendja aktuale në vend është pasojë e keqqeverisjes.
 

Por deputetët e pozitës i kanë siguruar deputetët se mënyra e përfaqësimit rajonal të vendit është zgjidhje e përkohshme dhe se pavarësia e vendit është proces i pakthyeshëm.
 

Deputeti Arsim Bajrami tha se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel Kosova mori ofertën për fillimin e studimit të fizibilitetit. Një ofertë e tillë sipas tij iu bëhet vetëm shteteve të pavarura dhe sovrane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›