E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjenca nga dëbora, Vasili: Do jemi në gadishmëri

Pavarësisht normalizimit të situatës të emrgjencës civile gjendja e gadishmërisë për zonat e bllokuara do jetë akoma nën survejim. Shkaku është bora akoma e pa shkrirë në disa komuna që sipas ministrit Vasili nuk duhet të lërë në qetësi mjekët.

Për kalimin e situatës problematike ministria e shëndetësisë kishte ngritur një grup operacional për ndekjen e problematikave në terren i cili përbëhej nga drejtues të drejtorive teknike të ministrisë së shëndetësisë dhe specialistë të ISKSH dhe ISHP. Aktualisht gjendja e gadishmërisë qëndron në fuqi megjithëse intensiteti i ndërhyrjeve ka qënë shumë i vogël.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›