E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, perkujtohet 10-vjetori i clirimit

Kosova perkujtoi 10-vjetorin e clirimit nga ushtria serbe.  Me 11 qershor te vitit 1999,  ne kryeqytetin e Kosoves u futjen per here te pare trupat e NATO-s.

Gjate nje akademie solemne presidenti Fatmir Sejdiu, falenderoi NATO-n dhe te gjithe faktorin nderkombetar, per kontributin e dhene ne clirimin e Kosoves.  
 
“Ne kete dite te rendesishme, nuk mund te harrojme punen e madhe qe NATO-ja ka bere ne Kosove”, u shpreh Sejdiu.
 
Kryebashkiaku i Prishtines, Isa Mustafa vleresoi 11 qershorin dite krenarie, duke  rikujtuar te gjithe ata qe bene aktin me sublim, duke u sakrifikuar per lirine dhe pavaresine e vendit.
 
NATO nisi bombardimin ne 24 mars 1999 dhe vazhdoi per 11 jave rresht.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›