E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove plani integrues per veriun

Plani integrues për veriun i përmendur disa herë nga kryeministri Hashim Thaci është ende në fazën e hartimit. Në këtë mënyrë arsyetohet fakti që idea për zgjidhjen e problemit në këtë pjesë të territorit  nuk i është prezantuar fillimisht Kuvendit të Republikës.

I pyetur për këtë cështje zëvendëskryeministri Hajredin Kuci tha se në Kosovë keqkuptohet niveli i hierarkisë duke lënë të nënkuptohet se SHBA dhe BE-ja zënë një vend të rendesishëm në procesin e vendimmarrjes.  

Kuci tha se baza ligjore për implementimin e këtij plani është Kushtetuta e Kosovës por edhe pakoja e Ahtisarit. Por një nga pikat kryesore të pakos, ajo për krijimin e komunës me shumicë serbe në veriun e Mitrovicës, duket së është hequr tërësisht nga rendi.
 
Këto komente Hajredin Kuci i bëri pas mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Hashim Thaci vlerësoi lart kontributin e bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e Kosovës drejt pavarësimit të plotë. Ndërsa theksoi se tani Kosova duhet të fouksohet në perspektivën europiane, për zhvillimin ekonomik , krijimin e vendeve të punës, dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë.
      

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›