Violinisti shqiptar triumfon ne Suedi

Violinisti i ri shqiptar Jonian Ilia Kadesha triumfon përsëri në një kompeticion të rëndësishëm të muzikës së dhomës në Europë, kësaj here bëhet fjalë për një çmim në Suedi në duo, ku merrnin pjesë ansamble duo nga e gjithe bota. Kadesha thotë se ky çmim ka një rëndësi të veçantë për karrierën e tij artistike.
Edhe pse është vetëm 20 vjeç violinisti po hedh hapa të sigurt në karrierën e tij artistike. Shpesh artisti ka qenë pjesë e bashkëpunimeve me instrumentistë të tjerë çka e cilëson si një emocion të veçantë, por ai thotë se të interpretosh solo është unike
Violinisti na rrëfen edhe rreth preferencave të kompozitorëve të huaj ku veçon Paganini, Shumanin, Hayden, por edhe shijet ndryshojnë sipas stinëve të vitit
Violinisti i ri shqiptar Jonian Ilia Kadesha është nderuar me çmimin “ Joseph Haydn” në “Trio Gaspard” në Vjenë vetëm pak muaj më parë. Ndërkohë që ky artist është i njohur edhe më parë për publikun shqiptar me arritjet e tij artistike në skenat më të famshme botërore.