E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, presidentja Jahjaga shtron Iftar

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mbrëmë shtroi iftar për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me këtë rast të pranishëm ishin udhëheqës të Bashkësisë Islame, ministra, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

"Kam dëshirë që ky iftar, i shtruar simbolikisht, të bëhet tradicional - si vullnet se ne të gjithë po e ndërtojmë së bashku shtetin tonë, shoqërinë të bazuar në barazi dhe se respektojmë institucionet e zgjedhura të shtetit tone", u shpreh Presidentja e Kosovës.

"Në këtë muaj njeriu e forcon besimin duke synuar ta pastrojë vetveten dhe duke ndarë të mirat me të tjerët", shtoi ajo.

Myfitu i Kosovës, Naim Tërnava falënderoi Presidenten Jahjaga për iftarin e shtruar dhe foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›