E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet, ambasadori ynë në Greqi takon Venizelos

Ambasadori i Republikës të Shqipërisë në Greqi, z Dashnor Dervishi dhe zv.kryeministri grek njëkoherësh Ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos do të takohen nesër paradite në Athinë. 

Ky është takimi i parë që përfaqësusi diplomatik i Shqipërisë, zhvillon me ministrin e Jashtëm grek, Venizelos pas emërimit të tij në këtë detyrë. 

Sipas burimeve zyrtare, një nga çështjet që do të diskutohet në këtë takim do jetë dhe çështja e toponimeve greke në pashaportat biometrike të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të lindur në Greqi.

Sipas njoftimit të ministrisë së punëve të Jashtme shqiptare, cështja e toponimeve mbetet prioritet për këtë dikaster. “Ditën e mërkurë, datë 31 korrik 2013, Ambasadori ynë në Athinë, z. Dashnor Dervishi do të zhvillojë një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangelos Venizelos ku, ndër të tjera, do të trajtojë edhe këtë çështje prioritare, duke kërkuar një zgjidhje përfundimtare, të qëndrueshme, të pranueshme nga të dyja palët, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›