E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove prishet koalicioni qeveritar. Largohet LDK

Lidhja Demokratike e Kosoves eshte terhequr nga koalicioni qeveritar me Partine Demokratike te Kosoves duke shkaktuar nje krize serioze institucionale. Ne nje mbledhje te jashtezakonshme nje dite pas caktimit te dates se zgjedhjeve te parakohshme nga ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi Kryesia e LDK-se ka marre vendim qe te mos jete prej te henes pjese e Qeverise Thaci.

Nga dita e hene 18 tetor 2010 LDK terhiqet nga Koalicioni qeverises perkatesisht nga Qeveria e Republikes se Kosoves. Te gjithe perfaqesuesit e LDK-se Zv/Kryeministri ministrat dhe zv/ministrat perfundimisht ne diten e hene - 18.10.2010 bejne dorezimin e detyrave nga postet qe kane pasur thuhet ne njoftimin e LDK-se.

LDK ne kete komunikate mbetet e perkushtuar te jete kontribuese e fuqishme ne te gjitha proceset e rendesishme demokratike e shteterore ne interes te vendit dhe gjithe qytetareve te tij.

Raportet e koalicionit qeveritar perjetuan nje krize te thelle pas doreheqjes se ish Presidentit Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›