E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klitchko- Briggs perballja ne ring

Boksieri amerikan Shannon Briggs sfidon jo vetem kampionin e botes ne peshat e renda ne versionin VBC Vitali Klitchko me te cilin do te ndeshet ne Hamburg por edhe vellain e tij Vladimir. Briggs e ka cilesuar nje gabim vendimin Vitalit per tu ndeshur me te. 38-vjecari Briggs i njohur si Topi ka nje rekord prej 51-5 dhe aktualisht eshte i 8 ne renditjen e VBC keshtu qe Klitschko nuk ishte i detyruar te ndeshej me te.

Ukrainasi 39 vjecar ka humbur vetem dy takime ne 42 luftime nga te cilat 38 i ka fituar me knockout. Kjo eshte nje mundesi qe une mezi e pres jam i lumtur qe me zgjodhi mua por ishte nje zgjedhje e gabuar. Ai nuk duhej te ndeshej me mua. E kane menduar nje fitore te thjeshte por do ti tregoj se une nuk jam Chris Arreola Juan Carlos Gomez Kevin Johnson apo Sam Peter. Jam shume me i mire se te gjithe keta boksiere se bashku. Kjo eshte edhe arsyeja pse Vladimir me eshte shmangur per 8 vjet deklaroi Briggs.

Amerikani eshte sfidues per te gjithe. Ne shenjester te tij edhe britaniku David Haye kampioni ne fuqi per versionin VBA. David Haye pretendon se eshte boksier. Ai eshte si nje kengetar bukurosh qe mendon se ehste boksier por do ta gjej. Mendoj se ndeshja me te do te behet perfundoi Briggs.

119 kilograme 5 kilograme me i rende Klitschko Briggs eshte gati te perdore cdo mjet per te dale fitues kunder te gjithe kampioneve te botes ne peshat e renda.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›