Kosovë, pritet që sot të hiqen barrikadat në veri

Pritet që sot të hiqen barrikadat serbe në veri të Kosovës. Vendimi pritet të merret sot në një takim të “kryetarëve” të katër komunave të kësaj zone, ku do të diskutohet edhe për marrëveshjen me KFOR-in.
Dy ditë më parë kryetarët ilegalë të komunave veriore në një takim me presidentin serb Boris Tadiç pranuan të respektojnë marrëveshjen me KFOR-in dhe të heqin barrikadat.
Përfaqësuesi i serbëve të veriut, Radenko Ndelkovi ka deklaruar se sot do të mblidhet “Këshillin e Komunave” për të marrë vendimin për të kryer detyrimet që u takojnë në mënyrë që të kthehet liria e lëvizjes në veri.