Trazira te dhunshme ne Londer

Nik Kleg eshte zv/kryeminister i Britanise.
Ishte nje situate e panevojshme. As me pak e as me shume se dhune dhe vjedhje... kjo eshte e papranueshme.
Te enjten e kaluar nje 29 vjecar vdiq ne Londer nen dyshimet se ishte goditur nga policia.Dy dite me vone te shtunen u zhvillua nje demonstrim paqesor per te kujtuar vdekjen e tij. Por ky demostrim u kthye ne nje perplasje te dhunshme me policine. Makina e banesa u perfshine nga flaket ndersa disa dyqane u plackiten.
Gjate protestave u plagosen disa police nderkaq pati dhjetra arrestime. Por kjo nuk ishte e gjitha... Me shume trazira shperthyen te dielen kesaj rradhe ato u perhapen edhe ne jug te Londres. Policia i quajti trazirat e se dieles kriminale.
Profesori i politikave qeveritare ne Fakultetin e Ekonomik te Londres Rodnei Barker thote se situata eshte me teper se kaq.
Te gjitha trazirat qe kemi pare neper bote sidomos keto te fundit kudo qe kane qene ne Iran Siri ose ne Shtetet e Bashkuara apo Britanine e Madhe qeverite i kane quajtur trazira qe organizohen nga nje grup i vogel elementesh terroriste e kriminelesh. Qeverite shtu thone gjithmone. Por kjo nuk eshte teori konspirative. Ne cdo grumbullim ne trazira te tilla sociale mblidhen njerez me motive nga me te ndryshmet.
Ai tha se vdekja e 29 vjecarit javen e kaluar ishte thjesht nje shkak. Konteksti me i gjere thote ai eshte social dhe ekonomik.
Ai thote se shkurtimi i shpenzimeve nga qeveria e tanishme konservatore britanike krijoi nje situate te tensionuar.
Ngjason pak me dhenien e makines me shpejtesi. Dihet se aksidentet ndodhin me se shumti ne rruget ku makinat ecin me shpejtesi sepse aty ekzzistojne rrethanat me te pershtatshme per aksidente.
Trazirat ne Britani po ndodhin ndersa ekonomia vendase eshte ne veshtiresi dhe qeveria po ben shkurtime te medha ne fondet publike dhe po rrit taksat.
Neil Prothero eshte ekonomist ne Fakultetin Ekonomik te Londres.
Ai thote se masat shtrenguese ekonomike qe kane per qellim te zvogelojne borxhin e Britanise po ndjehen ne nivelin lokal.
Programi aktual i shpenzimeve eshte ndoshta me i ashpri qe nga viti 1940 ne kuptimin e shtrengimit te shpenzimeve publike. Kjo eshte nje situate qe Britania e Madhe nuk e ka perjetuar per vite e vite me rradhe.
Ai thote se masat shtrenguese jane ne fillim te tyre dhe ne vitet e ardhshme shkurtimi i fondeve publike do te kete ndikim edhe me te madh.
Shqetesimi qe ne kemi tani eshte shkurtimi i shpenzimeve aktuale i cili ndikon gjeresisht ne nje pjese te popullates ne nje menyre ose tjeter qofte permes shkurtimit te perfitimeve apo pakesimit te sherbimeve publike ne pergjithesi. Por efektet e kesaj situate do te ndjehen ne vitet ne vazhdim. Shqetesimi eshte se cfare mund te ndodhe persa i perket situates sociale dhe nese dobesimi ekonomik vazhdon.
Afersisht 200 njerez u arrestuan ne Londer ne lidhje me trazirat e fundjaves.