Kukes vritet me thike 20-vjecari identifikohet autori

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e të martës pasi është qëlluar me armë
të ftohtë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oreshk të komunës Zapod në
Kukës, ku 20-vjeçari Elvis Memisha është qëlluar disa herë me thikë,
duke mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar drejt spitalit rajonal të qytetit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugës drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që burime nga blutë e qytetit verior bëjnë me dije se është identifikuar autori i vrasjes dhe vijon puna për kapjen e tij. / Top Channel