E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, promovohet libri "150 vjet fotografi shqiptare"

Ndryshe prej shumë arteve të tjera, ku shqiptarët janë paraqitur më vonesë në krahasim me popujt tjerë, fotografia në Shqipëri është paraqitur krahas vendeve tjera të botës dhe më përpara se në vende të ndryshme të Ballkanit. Historinë e Marubëve, por edhe të fotografëve të tjerë që vijnë pas tyre, e ka studiuar dhe e ka prezantuar në librin e tij Qerim Vrioni. Libri i tij me titull "150 vjet fotografi shqiptare" u promovua në Galerinë e Arteve të Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe autori.
Ndërkaq, për librin '150 vjet fotografi shqiptare', u shpreh edhe Mustafa Ferizi, kritik i artit i cili theksoi se ky libër është vazhdimësi e punës së tij hulumtuese e studimore. "Në këtë tekst, Qerim Vrioni projekton artin e fotografisë së zhvilluar me oscilime të dukshme, por përherë të mbështetur mbi argumentet dokumentariste. Ky libër mundëson të njihet estetika e fotografisë, duke ofruar tema e kapituj teorikë mbi statusin artistik të këtij arti. Temat apo njësitë e trajtuara tematike, autori i projekton në dritën e pikëpamjeve estetike, filozofike e psikanalitike të fotografisë bashkëkohore", tha Ferizi, duke shtuar se autori synon të përgjigjet në pyetjet që ia imponon arti i fotografisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›