Kriza ekonomike, BERZH investon 8 miliardë euro për vendet me probleme
Në përgjigje të krizës ekonomike, që ka përfshirë ekonomitë më të mëdha të botës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon të investojë rreth 8 miliardë euro. Fondi i përket vitit 2009, ku pasojat e krizës kanë qenë më të mëdhatë e 60 viteve të fundit.
Bordi Drejtues i BERZH miratoi dje rritjen e fondit të investimeve për këtë vit me 1 miliardë euro, duke bërë të mundur një shpenzim mbi 50 përqind më të lartë se viti 2008.
Sakaq, deri në fund të muajit gusht, Banka i është përgjigjur nevojës për para të vendet me probleme, duke mundësuar lëvrimin e 5.8 miliardë eurove në formë investimi, ose gati 95 përqind më shumë sesa disa vite më parë.
Presidenti i BERZH, Thomas Mirow, theksoi se edhe pse ambienti ekonomik vazhdon të hasë vështirësi të shkaktuara nga kriza, BERZH është e përgatitur dhe gati t'u përgjigjet me investime.