E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana sot 7 orë pa drita, shkak punimet

Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST), ka bërë të ditur dje se disa zona në Tiranë, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.
Sipas OST-së ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë rreth shtatë orë, për shkak se do të bëhet ndërhyrje në nënstacionin e Sharrës.
Gjithashtu Operatori i Sistemit te Transmetimit thekson se ndërprerja e energjisë do të bëhet nga ora 08:30 deri në 15:30, kryesisht në zonën e Kombinatit dhe të Selitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›