Kosovë, protestë e Vetëvendosjes “kundër hajnisë”

Lëvizja “Vetëvendosje” nisi sot protestën me moton “Kundër hajnisë”. Përkrahës të kësaj lëvizjeje, të prirë nga lideri i saj, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorë të tij, janë nisur nga Biblioteka Kombëtare, për të kaluar nëpër qendër, e për t`u ndalur para ndërtesës së qeverisë.
Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka thënë para protestuesve se do t`i eliminojnë, hajnat nga politika.
“Ata i vodhën votat për të vjedhur para, vodhën shumë vota për të vjedhur shumë para. Do t`i eliminojmë hajnat. Poshtë hajnat!”, ka thënë Kurti para protestuesve.