E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove qeveria rrit pagat ne sektoret publike

Proçesi zgjedhor në Kosovë nuk është përmbyllur ende, por kryeministri në largim Hashim Thaçi hodhi hapin e parë drejt përmbushjes së një premtimi të dhënë gjatë fushatës së fundit elektorale.

Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për rritjen e pagave në të gjithë sektorët publik, duke siguruar qytetarët e Kosovës që në fund të këtij muaji do t’i marrin pagat e rritura.

Në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua këtë mëngjes në Prishtinë, kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se rritja e pagave tani është vendim shtetëror.

Sipas këtij vendimi, nga 1 janari të gjithë arsimtarët do të marrin paga 50 përqind më të larta mbi pagën bazë, punëtorët e sektorit shëndetësor do të kenë rritje prej 30 përqind nga paga bazë, nëpunësit civilë po ashtu do të kenë rritje prej 30 përqind nga paga bazë, policia e Kosovës do të ketë rritje 40 përqind, punëtorët e doganave dhe të administratës tatimore të Kosovës do të kenë rritje prej 30 përqind, ndërkaq rritje prej 50 përqind nga ky muaj do të ketë edhe për invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›