E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen interesat e kredive

Sipas te dhënave të fundit, interesat e depozitave me afat 1, 2 dhe 3 vjet kanë rënë mesatarisht me 10 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2009.

Marian Gjermeni, drejtor i operacioneve monetare në Bankën e Shqipërisë i shpjegon arsyet duke i lidhur me rënien e kërkesës së qeverisë për të marrë borxh.

“Kemi vënë re një ulje të normave të interesit për bonot e thesarit. Do të thotë që bankat sigurojnë më pak të ardhura nga investimi i letrave me vlerë. Ato duhet të ulin koston e huamarrjes së tyre”, deklaron Gjermeni.

Të dhënat tregojnë se lehtësimi ka prekur edhe kredinë. Interesat e kredive në lekë janë ulur për të gjitha afatet në të njëtën masë sa depozitat.

Banka thotë se kjo tendencë e tregut është e mirëpritur, pasi stimulon ekonominë duke ndryshuar raportin mes kursimeve dhe konsumit.

“Kjo do ndikojë në raportin mes konsumit dhe kursimit dhe duke ulur normat e interesit në ekonomi, njerëzit do të jenë më të prirur për të konsumuar, gjë që do të reflektojë në një rritje ekonomike”, sqaron Gjermeni. Norma bazë e interesit aktualisht është 5 për qind, niveli më i ulët i viteve të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›