WikiLeaks: Gazpromi i pllakosur nga korrupsioni e keqmenaxhimi

Një mesazh diplomatik amerikan i zbuluar nga WikiLeaks e përshkruan monopolin rus të energjisë Gazprom si "joefikas, i drejtuar politiksht dhe të korruptuar".
Revista gjermane "Spiegel" publikoi sot dokumentat e dërguara nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moskë, Xhon Bejni, të ketë thënë se Gazpromi me mendësi sovjetike i ka minuar ambicjet e veta për t`u bërë firmë globale konkurruese.
Gazpromi, i cili kontrollohet nga shteti, është kompania më e madhe e gazit natyror në botë, dhe kontrollon rreth një të katërtat e rezervave.