E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove qytetaret pro bisedimeve me Serbine

Shumica e qytetareve te Kosoves mendojne se duhet te kete bisedime mes Kosoves dhe Serbise ndersa preferojne qe ato te ndermjetesohen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian. Ky eshte rezultati i nje hulumtimi te opinionit te realizuar nga Klubi per Politike te Jashtme dhe Forum 2015 per te matur gatishmerine e qytetareve te Kosoves per procesin e paralajmeruar te bisedimeve mes Kosoves dhe Serbise.

E gjetur e rendesishme e ketij hulumtimi eshte se shumica e qytetareve te Kosoves mendojne se duhet te kete bisedime ne mes Kosoves dhe Serbise. Qendrimi afirmativ ndaj bisedimeve vjen si nevoje e kultivimit te marredhenieve me shtetet mike te Kosoves. 60 per qind e respodenteve i vleresojne bisedimet e ardhshme si te pranueshme tha Ylli Hoxha Drejtor ekzekutiv i Klubit per Politike te Jashtme.

Sipas Hoxhes hulumtimi identifikon rritje te ndjeshme te mases qe kundershton bisedimet. Kjo mund te interpretohet edhe nga fakti se lideri me i preferuar per kosovaret del te jete lideri i Vetevendosjes Albin Kurti i cili eshte kundershtari me i madh i ketyre bisedimeve.

Edhe shqiptaret edhe serbet e Kosoves pajtohen se ceshtja e te pagjeturve levizja e lire veriu i Kosoves si dhe pozita e shqiptareve ne Serbi duhet te trajtohen ne keto bisedime ashtu sic pajtohen se ne kete proces nuk duhet te diskutohet per statusin ndarjen apo hapjen e pakos se Ahtisaarit tha Hajrulla Ceku nga Forumi 2015.

Rezultatet e hulumtimit po ashtu tregojne se zgjidhja jo e duhur per veriun do te rezultoje me radikalizmin e veprimeve te qytetareve. Kosovaret do ti konsiderojne negociatat te pranueshme nese procesi kushtezohet me te rejat e shqiptareve te Lugines se Presheves nese kerkohet nga miqte nderkombetare ose nese kushtezohet nga procesi i integrimit ne Bashkimit Evropian tha Hoxha.

Hulumtimi i opinionit eshte realizuar ne muajin korrik 2010 me nje moster perfaqesuese per Kosoven me 800 qytetare te anketuar ku perfshihen shqiptaret serbet dhe minoritetet tjera.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›