Thaci per rezoluten serbe ne OKB Serbia njohu pavaresine e Kosoves

Kryeministri Hashim Thaci tha se Kosova ka shenuar nje fitore te forte dhe te dinjitetshme ne Kombet e Bashkuara ndersa Serbia me pranimin e rezolutes sipas tij ne njefare menyre ka njohur pavaresine e Kosoves. Thaci tha gjate nje mbledhje te qeverise se me pranimin e kesaj rezolute Serbia ka bere hapin e pare te ndryshimit te kursit te saj ne raport me Kosoven dhe rajonin duke u larguar nga politika e konfrontimit dhe dhunes.
Fitorja jone ne AP te OKB-se ishte meritore dhe shume e dinjitetshme. Duke pranuar nje rezolute te tille edhe Serbia ka dhene shenjat e para qe ne nje forme apo formen tjeter njeh pavaresine e Kosoves.... Pra politika e konfrontimit njeshekullor do te ndryshoje dhe trendet bashkekohore te bashkepunimit si dy shtetet fqinje do te levizin drejt normalizimit dhe botes bashkekohore tha Thaci.
Kryeministri Thaci ka rikonfirmuar gatishmerine e Kosoves per bisedime me Serbine sic bene thirrje edhe rezoluta e miratuar ne Kombet e Bashkuara ndersa premtoi se te gjithe hapat qe do te ndermarre qeveria ne lidhje me keto bisedime do te jene ne perputhje me Kushtetuten dhe ne koordinim te plote me Kuvendin dhe Presidentin e vendit.
Edhe kjo Rezolute percakton se cdo bashkepunim me Serbine do te ndertohet vetem si dy shtete te pavarura sovrane dhe ne baza te barabarta ne sherbim te ndertimit te raporteve te reja nder-shteterore dhe nder-fqinjesore ne dobi te dy vendeve dhe popujve tane tha Thaci.
Nderkohe analistet ne Prishtine paralajmerojne institucionet e Kosoves qe te jene te kujdesshme sa u perket negociatave me Serbine te cilat mund te nisin per ceshtje vertete teknike dhe te arrijne tek ceshtjet politike. Ende nuk dihen temat per te cilat do te bisedohet konkretisht ne negociatat mes Kosoves e Serbise me ndermjetesimin e Brukselit dhe as sa do te zgjasin keto negociata.
Bul Salihu