Rusi, një televizion lokal transmeton një klip anti Putin
MOSKË- Gazetarë të vrarë, shtim të korrupsionit, ish-oficerë të KGB-së në pushtet.
Një kanal televiziv në Çeljabinsk (Urale) transmetoi gjatë edicionit të lajmeve një video kundër presidentit rus, Vladimir Putin, që u shpërnda sot nëpërmjet internetit.
Në vend që të ndiqnin njoftimin e çeljes së një spitali të ndërtuar nga sipërmarrja private ''Vostoshnji Ekspres'', shikuesit kanë ndjekur një tjetër kronikë mbi "epokën e Putinit" duke renditur vrasjet e gazetarëve Ana Politkovskaja dhe Natalia Estemirova, vdekjen në burg të avokatit Sergei Magnitski dhe burgosjes së ish-manjatit të naftës, Mihail Khodorkovski.
"Liria nuk është emërtim, korrupsioni është i paprecedent dhe funksionet e shtetit drejtohen nga ish-agjentë të KGB-së", pohoi një gazetare me tone të rrepta.
Sipas medias lokal, klipi është shpërndarë nga një bashkëpunëtor i këtij kanali televiziv që ishte në konflikt me administratën rajonale duke krijuar kështu incident. Ai mund të akuzohet për akte "huliganizmi".
Ky kanal televiziv nuk dëshiron të japë deklarata.
Pas marrjes së pushtetit nga Vladimir Putini, në vitin 2000, kanalet më të ndjekuara televizive kontrollohen nga shteti duke transmetuar vetëm ngjarje pozitive për qeveritarët, ndryshe nga media në internet që e kritikon ashpër atë.
(m.a/ata/BalkanWeb)