Azil për agjentin e CIA-s Snowden, Obama i zhgënjyer me Rusinë
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zgjodhi programin komik të Xhej Lenos për të shprehur zhgënjimin e tij që Rusia i dha azil të përkohshëm ish-agjentit të CIA-s Eduard Snowden duke theksuar me humor se Moska ndonjëherë vazhdon të shfaqë mentalitetin e luftës së ftohtë.
“Ajo që dëshiroj t’i them presidentit Putin është se lufta e ftohtë është pjesë e të kaluarës dhe ne duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Nuk ka arsye pse ne të mos bashkëpunojmë më ngushtë”, deklaroi presidenti Obama.
Sidoqoftë, shefi i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se do të merrte pjesë në Samitin e G20-ës në Rusi pavarësisht zhgënjimit të fundit në rastin Snoëden. Obama sidoqoftë nuk bëri të ditur nëse do të zhvillonte një takim të ndarë me homologun Putin gjatë këtij udhëtimi. Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke shqyrtuar nëse takimi me Putinin është i nevojshëm, pasi Moska i ka garantuar azil të përkohshëm Snoëdenit. Ky i fundit është arratisur nga SHBA-ja pasi ka publikuar informacione të ndjeshme për programet amerikane të mbikëqyrjes. Në SHBA ai përballet me akuzat për spiunazh.
Megjithatë, presidenti amerikan nuk ka harruar të theksojë faktin se Moska është e dobishme në Afganistan dhe në luftën kundër terrorizmit.(m.a/News24/BalkanWeb)