Kosovë, rikthehen kosovarët që jetonin në Libi
Janë rikthyer në shtëpi një pjesë e shtetasve kosovarë që u evakuuan nga Libia. Ata u vendosën fillimisht në Turqi e më pas mbërritën në Prishtinë. 14 kosovarët me ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, fillimisht udhëtuan në Turqi e më pas fluturuan drejt Prishtinës.Në total, nga 61 shtetas 24 prej tyre janë evakuuar me ndihmën e autoriteteve turke.
Autoritetet kosovare konfirmuan se shumica e personave që ndodhen ende në Libi janë jashtë zonave të rrezikut, ndërkohë që vetë të sapokthyerit, pohuan para kamerave për situatën në Tripoli, ku sipas tyre ka patur protesta të qeta, ndryshe nga manifestimet në qytetin lindor të Bengasit.
Dy ditë më parë ministria e Punëve të Jashtme të kosovës, njoftoi se me 27 shkurt 2011 mbërritën në Stamboll dhe 13 shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë, të cilët u evakuuan nga Libia me avionët e Republikës së Turqisë.
Ndërkaq u bë e ditur edhe lista e personave dhe ata janë: Hysni Beka, Ekzon Rama, Haris Rexhepi, Durim Kasemi (shtetas i Republikës së Shqipërisë), Sedat Topanica, Qendrim Saqipi, Flamur Saqipi, Mergim Saqipi, Liridona Saqpi, Bedrije Saqipi, Sidki Ibrahimi, Laura Osmani, Muhamed Shehu, Berat Koronica.