E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove rrezohet qeveria Thaci miratohet mocioni i mosbesimit

Kosova shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme pasi Qeveria Thaci eshte rrezuar nga nje mocion mosbesimi i votuar ne Kuvendin e Kosoves. Mocioni i paraqitur zyrtarisht nga Aleanca per Kosoven e Re eshte votuar me 66 vota pro nje kunder dhe dy abstenime.

Jane 79 kartela te vendosura. Deri tani ishin mbi 100 po kemi numer te mjaftueshem per te votuar. Lus deputetet te pergatiten per votim dhe votojme tash. Konstatoj se me 66 vota pro nje kunder dy abstenime Kuvendi miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverise se Republikes se Kosoves beri te ditur Jakup Krasniqi.

Votimi pro mocionit te mosbesimit edhe nga vete deputetet e PDK-se se Qeverise Thaci eshte tregues qe kjo parti ka qene e interesuar per ta cuar vendin ne zgjedhje para 13 shkurtit si date e percaktuar me pare per zgjedhjet e parakohshme pas doreheqjes se Sejdiut si president i Kosoves.

Vota e juaj paraqet fillim te ri per shtetin e Kosoves vota juaj paraqet zhvillim dhe forcim te demokracise ne Kosove. Ju ftoj te gjitheve qe para se te votoni mbi interesat partiake te mendoni se pari per Kosoven tha Hashim Thaci kryeministri i Kosoves.

Keshtu seanca e posacme per shqyrtimin e mocionit e cila ka nisur ne mesdite ka perfunduar me nje rezultat qe shumekush e ka pritur rrezimin e Qeverise. Tashme sipas nenit 82 te Kushtetutes nuk parashihen me procedura te tjera ne Kuvend. E vetmja procedure mbetet shperndarja e Kuvendit dhe caktimi i dates per zgjedhje.

Edhe kjo behet sipas kohes me se paku 30 dite e me se shumti 45 dite pas shperndarjes se Kuvendit. Kryeparlamentari Krasniqi eshte shprehur i gatshem te nise konsultimet me partite politike dhe te shpalle daten e zgjedhjeve te jashtezakonshme date qe pritet te jete ne mes te dhjetorit te ketij viti.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›