SHBA Votohet per te 435 vendet e Dhomes dhe 37 nga 100 te Senatit

Sot ketu ne SHBA zhvillohen zgjedhjet e mesit te mandatit presidencial per dy dhomat e Kongresit amerikan. Analistet politike thone se zgjedhjet e sotme mund te sjellin ndryshimin e kontrollit ne kongres.
Ne zgjedhjet e sotme votohet per te 435 vendet e Dhomes se Perfaqesuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit.
Republikaneve ju duhet te fitojne 39 vende ne Dhomen e Perfaqesuesve qe te marrin kontrollin e saj dhe 10 vende per te marre kontrollin ne Senat.
Pjesmarrja ne votimet e zgjedhjeve te mesit te mandatit esht zakonisht me e ulet se per zgjedhjet presidencale.
Gjithashtu amerikanet po votojne sot per te vendosur mbi disa masa ne dhjetra shtete mbi nje varg temash nga legalizimi i marihaunes e deri tek aborti.
Votuesit do te vendosin per mbi 160 masa ne 37 shtete te ndryshme amerikane. 42 nga keto masa jane iniciativa te qytetareve propozime per ligje te reja ose amendamente qe jane vendosur ne vendvotime me ane te peticioneve te qytetareve.
Njera nder masat me te njohura ne vendvotime sivjet eshte nisma ne shtetin e Kalifornise per legalizmin e perdorimit lirshem te marihuanes. Nese miratohet kjo mase do te lejoje cdo njeri mbi moshen 21 vjecare te mbaje te transportoj dhe te kultivoje deri ne 28 gram marihuane. Sondazhet tregojne se per kete mase ka interesim te madh dhe rezultati mund te jete shume i ngushte.
Ne Shtetin e Arizones dhe te Dakotes se Jugut votuesit po vendosin mbi nje ligj per legalizmin e marihuanes per qellime mjeksore
fardo rezultati qe te arrije ne votimet e sotme propozimi per lejimin e marjuanes serish perdorimi i kesaj substance ndalohet ne baze te nje ligji federal.
Ne shtetin e Kolorados votuesit po shqyrtojne nje amendament te propozuar qe do te percaktonte qarte qenien njerezore ne karten e te drejtave te ketij shteti qe ne fillimin e zhvillimit biologjik te tij. Ka mundesi qe ky amendament te hedhe bazat per ndalimin e abortit ne shtetin e Kolorados.
Shtetet Arizona Kolorado dhe Oklahoma kane propozuar amendamente qe synojne ne heqjen e nje segmenti te nje ligji te ri federal te kujdesit shendetsor sipas te cilit te gjithe njerzit duhet te kene kujdesin shendetesor.