Shqiperia sot per surprizen e radhes

Kuqezinjte ne mbremje ne oren 1930 do te zbresin ne Dinamo Stadion te Minskut per te luajtur aktin e katert te ketyre eliminatoreve kunder vendasve te drejtuar nga trajneri gjerman Bern Shtange.
Kjo do te jete e treta perballje ne histori mes dy kombetareve pas atyre te eliminatoreve te Euro 2008 Bjellorusi-Shqiperi 2-2 02.09.2006 dhe Shqiperi-Bjellorusi 2-4 7.11.2007. Edhe pse do te paraqitemi ne kete takim pa trajnerin e pare Josip Kuzhe dhe me 4 mungesa me peshe Curri Lala Cana e Bogdani objektivi minimal i Shqiperise do te jete nje rezultat pozitiv por te gjithe theksojne se nuk do te luajne per tu mbrojtur ndaj eshte i hapur edhe opsioni i fitores.
Nje gje te tille e konfirmon edhe formacionin e percaktuar nga trajneri i komanduar Xhemal Mustedanagic i cili do te aplikoje modulin 4-1-4-1. Admir Teli eshte e reja e mbrojtjes pasi shkodrani eshte parashikuar te rreshtohet ne qender perkrah Dallkut. Ne te djathte Vangjeli dhe ne te majte do te luaje Agolli. Mesfushori Lila do te luaje para mbrojtjes. E reja tjeter e formacionit Gilman Lika do te rreshtohet ne te majte te katershes se mesfushes perkrah Skeles e Bulkut ne qender dhe Duros pak me te avancuar ne te djathte. Salihi do te jete sulmuesi i vetem. 24 ore para takimit trajneri Mustedanagic ka sqaruar Na mungojne disa lojtaret kyce si Curri Cana e Bogdani.
Keto mungesa tregojne se jemi dobesuar ne menyre te dukshme. Gjithsesi ne ne kete ndeshje do te luajme per veten dhe jo per ti bere nder ndonje rivali tjeter ne grup. Shpresojme te marrim nje barazim.
I pyetur se cilat jane aspiratat e Shqiperise ne kete grup ai u pergjigj Ne nuk kemi percaktuar asnje objektiv konkret skuadra ime eshte luftarake futbollistet e mi jane patriote te medhenj sepse ata luajne me krenari ne cdo ndeshje dhe luftojne per cdo top. Kur Kuzhe dhe une morem drejtimin e skuadres na thane se objektivi ishte qe nga vendi i peste te renditeshim ne vendin e katert ne grup. Megjithate une shpresoj se mund te bejme me shume se kaq dhe shpresoj se Shqiperia do te jete surpriza me e madhe e grupit D te eliminatoreve. Edhe kundershtare vijne ne kete takim me disa mungesa Se fundmi Aleksander Hleb nuk ka luajtur fare me Birmingemin por ka zhvilluar stervitje te diferencuar. Vetem te henen i eshte bashkuar skuadres se Bjellorusise ku ka kryer stervitje te diferencuar. Por trajneri Shtange ka deklaruar se do te hedhe ne fushen e lojes vetem lojtaret qe jane 100. Mungesa e Hleb Kutuzov dhe Konileng i skualifikuar konsiderohen te rendesishme nga tekniku i cili ne ndeshjen ndaj Shqiperise shpreson te rigjeje fitoren.