Debate ne partite kosovare

Ndersa LDK-ja e Fatmir Sejdiut po perballet me nje rivalitet te brendshem zgjedhor ku ende nuk dihet se cili nga kandidatet do ti prije procesit zgjedhor PDK-se se kryeministrit Thaci i duhet te mbaje te ashtuquajturin Kuvend te Punes per te arsyetuar mos mbajtjen e zgjedhjeve te brendshme ne parti me afat ligjor.
Ka nevoje vete partia te organizoje nje kuvend dhe ka nevoje per ndryshime thote nenkryetari i PDK-se Fatmir Limaj.
Ndersa nenkryetari i LDK-se Lutfi Haziri shprehu bindjen per organizimin e kuvendit per zgjedhjen e strukturave qe do ta cojne kete force drejt fitores.
Ne pozite akoma me te veshtire ndodhet Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kryetari i se ciles ndodhet i paraburgosur ne Hage.
Na ka mbetur qe te punojme per vizionin e Haradinajt qe te jete fitues ne Kosove tha nenkryetari i AAK-se Avni Arifi.
Ky proces zgjedhor nuk eshte as ne favorin e levizjes Vetevendosje me gjithe popullaritetin e saj ne fillim. Kjo per shkak se Ligji per zgjedhje i ndalon te kandidojne ne zgjedhje personat e denuar ne tri vitet e fundit e ketu hyn lideri i Vetevendosjes Albin Kurti. Por sipas kesaj levizje kete here duhet nje mendim i eksperteve juridik sepse ka mos harmonizim nenesh te ligjit per zgjedhjet me kushtetutes dhe kodit penal te Kosoves.