Kosovë, seancë debati për të drejtat e shqiptarëve në luginën e Preshevës
PRISHTINË- Debati parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është sot në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të nisur pak më parë.
"Kuvendi i Republikës së Kosovës sot për herë të parë hap këtë debat dhe besoj shumë se në fund do të dalë edhe me rekomandime të qarta, që do të përmblidhen në një rezolutë", tha në fillim deputeti i LDK, Lutfi Haziri, në cilësinë e propozuesit, i mbështetur edhe nga deputetë të spektrit tjetër politik.
Ai përshëndeti prezencën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovë të përfaqësuesve të ftuar institucionalë e politikë dhe të shoqatave të shqiptarëve të tre komunave të Luginës së Preshevës.
Drejtuesit më të lartë të Kuvendit kosovar në takime të kësaj jave kanë deklaruar se debati parlamentar paraqet një mesazh përkrahjeje për shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës, përmes përfaqësuesve të tyre dhe në protesta, kanë kërkuar nga autoritetet në Serbi që të zbatojnë standarde të njejta për ata si autoritetet kosovare për serbët në Kosovë.
Në tre komunat e Luginës - Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në jug të Serbisë, sipas përfaqësuesve të atjeshëm, numri i shqiptarëve është dyfish më i madh se i serbëve në veriun e Mitrovicës e të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)