E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, News24 siguron tezën para përfundimit zyrtar të provimit

TIRANE- Sot, startoi procesi i Maturës Shtetërore, me provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Sipas AKP-së, këtij provimi do t'i nënshtrohen rreth 45 mijë maturantë nga të gjitha shkollat e mesme të vendit. 

Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë nisi në orën 10:00. Maturantët janë paraqitur 1 orë e 30 minuta përpara dhe kanë qenë të paisur me kartën e identiteti. 

Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Provimi i matematikës është me datën 14 qershor, ndërkohë provimi i lëndëve me zgjedhje është në datën 29 qershor. Përgjigjet e provimit të sotëm merren pas 15 ditësh.

Masa të forta sigurie për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore u ndërmorën edhe këtë vit. Për herë të parë në çdo sallë provimi kishte bllokues për valët e celularëve, në mënyrë që kandidatët të mos kopjojnë. Por sërish, maturantët kanë gjetur mënyra kopjimi. News24 ka siguruar tezën para përfundimit zyrtar të provimit.

News24 siguron tezën para përfundimit zyrtar të provimit
Ora 12:13 Zbulohet teza e gjuhës shqipe dhe letërsisë pa mbaruar provimi. News24 ka siguruar tezën para përfundimit zyrtar të provimit në një nga shkollat e kryeqytetit. Teza ra në dorë të gazetarit të News24, e fotokopjuar, pasi është nxjerrë jashtë përmes një celulari.

Në tezën e fotokopjuar shfaqen shenjat e gishtave të nxënësit, ndërkohë që ishin të qarkuara përgjigjet e pyetjeve të sakta. 

Masat për Maturën Shtetërore
Ora 10:00 Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bazuar në Urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Mbi marrjen e masave për mbarëvajtjen e proçesit të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012 - 2013, si dhe në kërkesat e Drejtorive Arsimore Rajonale të Qarkut të Tiranës, Zyrës Arsimore në Kavajë, ka marrë masat për ruajtjen, sigurimin e mjediseve ku do të zhvillohen Provimet e Maturës Shtetërore 2012 - 2013, si dhe gjatë transportimit të materialeve të tyre.

Masat të veçanta u morën për zhvillimin normal të Provimeve të Maturës Shtetërore në 4 – Drejtorisë Arsimore duke marrë masa për 40 shkollat ku do të zhvillohet provimi, ku ditën e sotme janë ruajtur dhe siguruar sipas planifikimit :

„Ï Zyrën Arsimore 4 në Kavajë.
„Ï Vende të zhvillimit të provimeve 40 në Tirane.
„Ï Vende të zhvillimit të 11 në DAR Qarku Tiranë.
„Ï Vende të zhvillimit të provimeve 6 në Zyrën Arsimore Kavajë.

• Gjithësej u morën në ruajtje dhe u siguruan 40 vende të zhvillimit të provimeve si dhe 3 DAR/ZA.
• Gjatë transportimit të materialeve të Provimit të Matures Shtetërore 2012-2013, nuk u evidentua asnjë problem.

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka planifikuar dhe do të ndjekë me preçedencë zhvillimin normal të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012-2013, që do të zhvillohen në muajin Qershor e Korrik 2013, duke përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në lidhje me marrjen e masave për organizimin e shërbimeve, për sigurimin e rendit e të qetësisë publike, në mjediset ku u zhvilluan provimet nga Agjensia Qëndrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, në Drejtorinë Arsimore dhe Zyrat Arsimore, ku nuk u evidencua asnjë problem.

Urimi i Berishes
Kreu i qeverise ka uruar per sukses ne provimin e pare te gjithe maturantet ne mbare vendin.

“Te dashur miq, le te urojme sebashku miqte tane maturante dhe te gjithe maturantet e Shqiperise shume suksese ne provimin e matures. sb”- shkruan ai ne FB.

(e.m/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›