E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove sekuestrohen dhjetra arme e municione

Policia e rajonit te Prishtines ka sekuestruar ne dy operacione te ndryshme te kryera ne 24 oret e fundit 10 pistoleta dhe nje sasi te konsiderueshme municionesh.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave gjithesej jane sekuestruar 922 cope municione kryesisht fisheke.

Sipas zedhenesit te PK Agron Borovci operacionet jane zhvilluar njeri ne zonen jugore dhe tjetri ne zonen veriore te kryeqytetit kosovar.

Borovci ka deklaruar se armet dhe municionet u gjeten ne shtepite dhe makinat e dy personave te dyshuar njeri prej te cileve eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerkim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›