E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK Ska rrethana per zgjedhje te jashtezakonshme

Ish-zevendeskryeministri i Kosoves dhe sekretar i pergjithshem i LDK-se Rame Manaj ka deklaruar se ne Kosove nuk jane krijuar ende rrethanat per shpalljen e zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Fillimisht duhet te respektohen te gjitha procedurat kushtetuese dhe ligjore dhe ne cfaredo rrethane duhet te zhvillohet nje proces i mirefillte zgjedhor qe do ti sillte vendit institucione te qendrueshme ka theksuar Manaj ne nje interviste per BBC.

Ai ka thene se LDK i permbahet dates se percaktuar per zgjedhjet e parakohshme me 13 shkurt te vitit te ardhshem deri ne nje konsensus mes forcave politike per ndryshimin e kesaj date.

Ne qofte se nderkohe krijohen parakushtet per te shkuar ne zgjedhje te jashtezakonshme LDK do te kerkoje qe te respektohen procedurat ligjore dhe zgjidhjet qe i ofron Kushtetuta ne te gjitha situatat e krijuara ka shtuar Manaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›