Kosove serish protesta ndaj KEK

Të hënën, në orën 12:00, do të protestohet sërish para ndërtesës së Koorporatës Energjetike të Kosovës, për shkak të faturave të larta të energjisë për muajin janar.
Kjo është bërë e ditur gjatë së dielës, në një konferencë për media, nga disa qytetarë që e quajnë vetën “udhëheqës të qytetarëve protestues”, të cilët thonë se protestat po bëhen kundër hajnisë së KEK-ut.
Xheraldina Rexhepi ka bërë të ditur kërkesat, e që janë: të ndalen të gjitha shkyçjet dhe të rishqyrtohen faturat e muajit janar; të bëhen hetime nga organet e drejtësisë, në veçanti nga Prokuroria e shtetit, që sipas saj duhet të angzhohet që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Përveç këtyre, kërkesë tjetër është edhe rishikimi i politikave tarifore, që çmimet e rrymës të jenë në përputhje me standardet e jetesës në Kosovës. Ditë më parë ministri për zhvillim ekonomik, Besim Beqaj, ka publikuar vlerësimet e komisionit ndërinstitucional, i cili është marrë me shqyrtimin e ankesave.
Mbështetur në të dhëna, të nxjerra pasi komisioni ka marrë 31 ankesa si mostër, është arritur në përfundim se janë bërë gabime njerëzore, por jo fryrje në faturat e KEK-ut, dhe se në faturat që ka pasur mbingarkesa, paratë do t’iu rimbursohen qytetarëve që janë dëmtuar.