Rosela dhe tallavaja

Rosela Gjylbegu, karakterizohet nga një talent dhe thjeshtësi e lindur. Në skenë, në punë, në rrugë, me kolegët, publikun, ajo mbetet një nga këngëtaret më të dashura dhe origjinale të muzikës së lehtë shqiptare.
Si këngëtare, tashmë e afirmuar në skenë, ajo ka treguar se si e shikon nivelin e muzikës shqiptare, atë të viteve të fundit.
"Une përpiqem të jem sa më e kujdesshme për të dhënë opinione, sepse gjithsecili ka të drejtë të bëjë çdo gjë. Nuk dua të gjykoj askend. Jetojmë në një vend të vogël dhe po kalojmë ato faza në muzike, që i kanë kaluar të gjithë. Të paktën flas për Ballkanin. Koha dhe publiku kanë për të treguar vlerën e secilit prej nesh. Sado që për momentin në muzikën tonë kanë hyrë ca zhanre që po e shkatërrojnë vlerën e muzikës, mendoj se kjo gjë do të jetë momentale. Njerëzit do dinë të kuptojnë e të vlerësojnë atë çka vërtetë mbetet", ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Tutje, ajo ka konfirmuar se ''tallavaja'' nuk hyn në shijet e saj muzikore:
"Jo. S’është në shijet e mia aspak, por them se është kthyer në modë kohët e fundit. Të gjithë e qeshin, apo e përflasin, por të gjithë sapo i dëgjojnë tingujt e parë, çohen e kërcejnë. Absurde, por e vërtetë. Ky është realiteti, por jam optimiste, se me kohën gjërat do ndryshojnë dhe vlerat e vërteta të muzikës së bukur s’do të bien kurrë." /Indeksonline/